2009 Mini Cooper
Nuk e di nëqoftë se keni qëndruar ndonjëherë në pjesën e pasme të një Mini Cooperi, por jua garantoj që nuk është fare e rehatshme.Por jo ne këtë limusine Mini Cooper. Dikush e ka transformuar Mini Cooperin e vogel në një limusine prej afro 9 metrash, madje ka shtuar dhe një xhakuzi ne pjesen fundore me një pamje 360 gradë.Një realizim mjaft i cuditshëm.Kjo limuzinë Mini Cooper mund të mbaje 6 persona ne pjesen e pasme si dhe 2 persona ne pjesen e xhakuzit.
Porsche Panamera
Padyshim që Panamera është një nga sedanët më të mirë që Porsche ka krijuar duke përfshire një kombinim të performancës dhe komfortit. Por dikush ka menduar që komforti që panamera na ofron nuk mjafton. Kjo limusinë mund të mbajë 8 persona dhe secili ka sendilje sportive.
Ford F-650
Kjo fouristrad e Ford përdoret gjerësisht ne Amerikë si nje mjet pune ku mund të transportosh sende pasi mund të terheq deri në 20 ton po jo pikërisht ky Ford F-650 limuzinë. Limuzina ka një motorr prej 7.2 litrash dhe mund tju kushtoje deri ne $350 në orë për këdo që deshiron të dalë xhiro me 27 persona të tjerë në Kanada.
Ferrari 360
Një Ferrari i kuq gjithmonë është një makinë që tërheq vëmendje. Po një Ferrari 360 i kuq limuzinë? Ky Ferrari është listuar në shitje në Australi me një shumë prej $300.000. Vjen me motorrin origjinal prej 3.6 litrash V8 dhe një kambjo manuale. Maksimumi i pasagjerëve është 9 persona dhe pjesën e barit, disa televizorë dhe sistem muzike kinematike. Motorri tashmë ndodhet në pjesën e pasme ndryshe nga modeli origjinal që e ka ne mes.
Monster Truck
Kjo limuzinë që ndodhet në Nevada, Amerikë mban rekordin si fouristrada më e gjate ne planet si dhe ka një kapacitet prej 12 personash. Ka një motorr prej 8.2 litrash dhe besoj se është limuzina ideale për një grup aventurierësh.
Volkswagen Beetle GT
Limuzina më klasike në liston tonë është Beetle GT. Ky krijim është perfunduar në vitin 2006 me një motorr 1.6 litër si dhe shasi të zgjatur. Pasagjeret mund të relaksohen në pjesën e mbrapme e cila përfshin sendilje lëkure me ngjyrë pana. tapetë të butë dhe pjeset e tjera të shtuara si televizorët, sistemi i muzikes dhe panorama.
Chevrolet Corvette
Corvettet padyshim që janë një na makinat më të pëlqyera për sa i përket Amerikes. Kjo makin që dikur mundësonte lëvizjen e jo më shumë se 2 personave tashmë ka në kapacitet maksimal prej 10 personash.
1965 Volkswagen Bus
Një grup ciftesh të apasjonuar pas udhëtimeve dhe volswagen vendosën të krijonin një autobuz të Volswagen të viteve 1965 më të gjate se normali që të kishin mundësi të udhëtonin bashkarisht. Cfarë mendimi keni për projektin final?
Discussion about this post