Nje Pjese e automobilave qe qarkullojne ne bote por dhe ne vendin tone jane mbi 10 apo 15 vjecarit te vjeter. Ne rubriken tone me te re ne Autoplus Albania kemi menduar te ndihmojme ndjekesit tane me sygjerime dhe informacion per problemet me te zakoneshme ne modelet e automjeteve qe jane me te shpeshte ne qarkullim dhe ata qe parapelqehen me shume ne vendin tone.
Nje nder makinat me te perdorura per momentin ne vendin tone eshte dhe Mercedez-Benz C class W203 i cili ka gjetur nje treg te gjere dhe mund te haset cdo dite ne rruget tona.Ky model eshte prodhuar nga Daimler Chrysler nga viti 2000 deri ne 2007 ku modelet mbas 2004 jane rimodeluar (facelift). Ky model vjen ne versionin Sedan,Coupe dhe Station wagon me motorra ne versione te ndryshem. Ky Mercedez-Benz esht i parapelqyer per shqiptaret dhe kemi vendosur te listojme disa nga problemet me kryesore qe kane nese keni vendosur te blini nje te tille.
Zakonisht materialet qe jane perdorur per kete lloj modeli jane cilesore sidomos tek modelet facelift (2004-2007) gjithashtu vine me nje game te gjere opsionesh sa qe shume mendojne se jane me cilsore se tek modelet e reja, gjithsesi ne modelet perpara facelift mund te degjoni zhurma kecitjesh ne interiorin e makines dhe gjithashtu kontrolloni per ndryshk pasi modelet e para kane hasur shume probleme me ndryshkun ne shasine e makines.Gjithashtu modelet e para mund te ken probleme me pjeset elektrike te makines si.
Probleme me kuadrin(vendin e ndezjes),ajrin e kondicionuar,matesi i karburantit,baxha e xhamit(sunroof) ulluqet qe drenojne ujin mund te bllokohen si dhe mesazhe fallco ne kompjuterin e bordit. Modelet facelift i kane permiresuar keto probleme si materjale me te mira te perdorura si dhe problemet me ndryshkun. gjithashtu mund te hasni probleme me sistemin e sunspensione ne makinat me km te larta,sigurohuni te degjoni zhurmat qe ben tek sa e provoni
Motorrat e Benzines
Motorrat e Benzines me 4 pistona tek ky model jane zakonisht te besueshem problemet qe shfaqin mund te jene grumbullimi i karbonit si dhe duhet te kontrollohet zinxhiri i motorrit mbas 130.000 km
Motorrat e Benzines me 6 pistona mund te kene probleme gjithashtu me zinxhirin e motorrit dhe duhet kontrolluar mbas 150.000 km, gjithashtu problemet me mekanizmin e zinxhirave vine si pasoj e prishjes se bilanciereve.
Ne pergjithesi ne motorrat e benzines problemet qe hasen me shpesh jane: rrjedhje vaji,rrjedhje e ujit dhe probleme me sistemin ftohes te makines, probleme me kandelet,injektoret,krijimi i shtresave te karbonit ne makine dhe probleme me zinxhiret tek motorrat M271 si dhe probleme me zinxhiret dhe bilancieret ne ata M272
Motorrat e Naftes
Motorrat e Naftes me 4 pistona dhe 6 pistona zakonisht jane te besueshem dhe kane probleme te pergjithshme qe mund te japi cdo motorr nafte si: injektoret,turbina,rrjedhje vaji,flowmeter,prishje e sensoreve te ndryshem si dhe pompa e naftes, problemet me zinxhiret kryesisht ndodhin mbas 300.000 km dhe duhen kontrolluar. Gjithatshtu sherbimet periodike duhen kryer brenda 15.000 km por me e mira eshte te kryehen cdo 10.000 km
Transmisioni Manual dhe Automatik
Transmisinioni manual me 5 marsha cuditerisht mund te ket me shum probleme sec pritet sidomos tek versionet e para 2000-2002.
Transmisioni automatik ne versionet me 5 marsha dhe versionin e ri 7 marsha zakonisht jane te besueshem por mund te ken probleme me paketat elektronike,ju sygjerojme qe te vereni sesi makina i nderon marshet. Duhet te ndrohen qete dhe pa goditje gjithashtu sherbimet e transimisionit duhet te kruhen cdo 60.000 km.
Ne pergjithesi modeli Mercedez-Benz w203 eshte nje makine e besueshme por duhet te keni shume kujdes tek sa blini nji te tille per te shmangur problemet qe mund te jene te kushtueshme per tu riparuar,gjithashtu ju sygjerojme te kini kujdes te verini panelet e makines ne llamarine duhet te jne te drejta dhe simetrike per te dalluar demtime te ndryshme nga aksidentet dhe per te qene me te sigurte ju sygjerojme te blini modelet Facelift (2004-2007) pasi shum nga problemet e modeleve paraardhes jane korigjuar.
Discussion about this post