Aksidentet me pasoje vdekjen ne vendin tone ngelen ne shifra alarmante. Sipas INSTAT keto shifra kapin numrin e 165 viktimave vetem ne Muajt Janar-Tetor 2021. Duke shenuar nje rritje krahasuar me te njejtet muaj te vitit 2020 me 12 viktima me shume. Pavarsisht rritjes se kontolleve dhe masave te mara nga Policia e Shtetit ndaj drejtuesve te automjeteve, aksidentet rrugore ngelen nji problem i madh ne Shqiperi duke bere qe te mbushen kronikat e lajmeve pothuajse cdo dite dhe vazhdon qe numri i tyre jo vetem qe te ulet por te pesoje rritje.
Ne total ne muajt e lartpermendur jane aksidentuar ne vendin tone plot 1.570 persona duke bere qe numri te jete me i larte se personat e aksidentuar gjate te njejtes periudhe nje vit me pare.
Me problematik eshte fakti qe shkeljet dhe me se shumti aksidentet shkaktohen nga nje grupmoshe relativisht e re (25-34) vjec duke bere qe 1 ne 3 aksidente te shkaktohet nga kjo grupmoshe, dhe eshte rritur % me 9.4% te njejtes periudhe me vitin e shkuar per shkaktaret me kete grupmoshe.
Problemi kryesor dhe shkaktaret e pergjithshem jane mos rrespektimi i rregullave rrugore,tejkalimi i shpejtesise dhe kryerja e manovrave te rrezikshme ne rruge nga drejtuesit e mjeteve si dhe mos rrespektimi i rregullave rrugore nga kembesoret.
Discussion about this post