Modelet e Markave gjermane jane ato qe mbeten më të preferuara për shqiptarët.
Sipas INSTAT, nga rreth 540 mijë autovetura që kishte në vend deri në fund të vitit 2000, rreth 98 mijë, ose 18.2% ishin Mercedes Benz, duke u renditur të parat.
Në vend të dytë është Volksëagen, me 91.7 mijë mjete, ose 17% e totalit.
Ndërsa mbizotërojnë në rrugë, autoveturat Benz janë ato me vitprodhimin më të vjeter. Sipas INSTAT, deri në dhjetor 2020, marka “Mercedez Benz” regjistrohet si marka më e përdorur e autoveturave të regjistruara me vit prodhimi para 2000 dhe viteve 2011-2020. Marka “Volksëagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.
Në përgjithësi, makinat që qarkullojnë në vend janë të vjetra, ose shumë të vjetra. Sipas INSTAT, 26% e autoveturave që qarkullojë në vend janë të prodhuara përpara vitit 2000, ose më shumë se 20 vjet të vjetra. Pjesa më e madhe, apo 65% janë prodhim midis viteve 2000-2010, apo më shumë se 10 vjet të vjetra. Vetëm 9% e autoveturave janë më pak se 10 vjeçare.
Discussion about this post