Sipas të dhënave të siguruara nga Fleet Assist, vlera e mirëmbajtjes së një makine elektrike është 22% më e ulët se mirëmbajtja e makinave me djegie të brendshme për vitin 2022. Megjithatë kompania tregon se një gjë e tillë mund të ndryshojë në një periudhë afatgjatë për shkak të rritjes së kostove operative.
Studimi i Fleet Assist u baza në të dhënat e gjeneruara nga 850,000 makina të cilat kryejnë shërbimet e nevojshme në 5,200 servise të kompanive ose të pavarura. Faktori që ndihmon në uljen e kostove të mirëmbajtjes së makinave elektrike është ulja e kohës së nevojshme për të kryer riparimet e duhura, të cilat janë rreth 33% më të shkurtra se në makinat me djegie të brendshme.
Është zbuluar gjithashtu se komponentët e kërkuar për të kryer një riparim në makinat elektrike janë 28% më të lira, pasi kanë shumë pak pjesë të lëvizshme dhe thyhen pak herë. Pjesët kryesore që ndërrohen në makinat elektrike janë filtrat e polenit, llambat dhe fshirëset e xhamave.
Mirëpo në të ardhmen riparuesit mund të rrisin çmimet për orë në servisin e këtyre makinave elektrike për të ruajtur përfitimet e tyre.
Nëse dëshironi të kurseni para në këtë aspekt, YouTube mund të jetë miku juaj më i mirë.
Burimi: geekroom.al
Discussion about this post