Së fundmi, BMW është spiunuar duke testuar SUV-in e saj të ardhshëm X8. Duke parë këto foto dhe duke hequr në mënyrë dixhitale disa nga maskimet konceptet kanë krijuar disa paraqitje shumë intriguese të këtij SUV-i.
Ekziston një supozim nëse automjeti do të quhet BMW X8 M apo thjesht do të quhet XM, por sido që të jetë rasti, ai është duke u formuar që të duket shumë ndryshe nga të gjitha modelet e tjera të BMW.
Këto paraqitje tregojnë SUV-i me një model të ndarë të fenerëve që është parë paraprakisht nga prototipet e fundit dhe do të jetë një dizajn i shfaqur edhe në Serinë e re 7. Ashtu si me modelet e tjera aktuale të BMW, X8 M do të ketë edhe grila të mëdha dhe një parakolp agresiv. Gjithashtu ajo që tërheq vëmendjen është edhe kofano me prerje dhe kënde të mprehta.
Dizajni i pjesës së pasme të X8 M është po aq dramatik sa pjesa e përparme. Të veçanta janë stopat e kësaj BMW-je ndryshe nga çdo BMW tjetër dhe të kompletuara me grafika të mrekullueshme LED. Ashtu si me prototipet e kohëve të fundit, SUV është gjithashtu i pajisur me katër drita LED që janë të vendosura njëra mbi tjetrën, duke i dhëne një pamje shumë interesante.
Duke parë përtej modelit të X8 M, disa raporte spekulojnë se do të jetë modeli më i fuqishëm i BMW dhe mund të ketë një motor hibrid plug-in V8 4.4 litra me dy turbo dhe një motor elektrik të cilat të kombinuara së bashku do të prodhojnë më shumë se 750 kuajfuqi.
View this post on Instagram
Shënim: Këto foto jane marrë nga magnus.concepts të bazuara nga fotot e fundit te paparacëve.
Artikulli pershtatur në shqip për autoplus.al nga carscoops.com
Discussion about this post