Në Qershor, AMG lancoi GLE Coupe AMG me afërsisht 800 kuaj fuqi , po në kete muaj BRABUS lancoi G-Classin 900 Rocket Edition me 900 kuaj fuqi.Tashmë një tjeter model 900 Rocket Edition është lancuar, por kësaj here ato 900 kuaj fuqi do të fuqizojnë SUV-in e vogel AMG GLE 63 S Coupe.Si rezultat , ky krijim i BRABUS pritet të jetë SUV-i më i shpejtë në planet.Lancimi i tij u bë në premieren e prezantimeve të makinave ne Monaco Yatch Show 2021 dhe vetëm 25 të tilla do të prodhohen.Dhe sic të gjithë e presim do të ketë një cmim marramendës.
Ky BRABUS fuqizohet nga një motorr V8 twin-turbocharged ashtu si GLE 63 S , por kubikazhi është rritur në 4.5.Ky motorr tashmë prodhon 900 kuaj fuqi dhe 922 torque, por gjithsesi BRABUS pohon se torque është limituar në 774. Për ti pasur shifrat më të qarta GLE 62 S Coupe prodhon 603 kuaj fuqi dhe 627 torque.900 Rocket Edition thuhet të kap 0-100kmh në vetëm 3.2 sekonda dhe shpejtësia maksimale është limituar në 330 kmh , duke e bërë ketë SUV më të shpejtë se Lamborghini Urus.Gjithsesi do të duhen disqet 23-inch për të arritur këtë shpejtësi.
Duke u bazuar në keto shifra , potencjalisht mund të arrihet shpejtesia 0-100kmh ne më pak se 3 sekonda.Gjithashtu marmitat sainless-steel high-performance kanë dhe një buton shtesë ‘Coming Home’ mode nëqofte se dëshironi që të dëgjoheni shumë kur jeni duke u kthyer në shtëpi.
Për të kompletuar këtë fuqi dhe performance , BRABS i ka shtuar Rocket Edition 900-cit një palë disqe 24-inch me kapakë të jashtëm prej karboni sic shihet në foto.
Kabina është punuar me një mix prej lekure dhe fibre karboni.Për fat të keq ajo pjesë që ka qënë classy tashme duket Sport nga detajet e kuqe të përdorura gjithandej.
Pra , mbi të gjitha , sa do të kushtojë SUV-i më i shpejtë në planet?Cmimi , pa përfshirë taksat pritet të jetë diku rreth $447,000.
Burimi carbuzz.com përshtatur nga Autoplus Albania.
Discussion about this post