Pas hapjes provizore për shkak të fluksit të madh të makinave në sezonit turistik tashmë ky segment rrugor do të qëndrojë i mbyllur për disa kohë. Ende nuk kemi një informacion për rihapjen e këtij segmenti ndërsa gjithçka duket se vjen për shkak të punimeve që vazhdojnë kryhen.
Hyrja e Bypassit tashmë qëndron e mbyllur dhe nuk dihet hapja e saj deri ne një njoftim të dyte. Lëvizja e automjeteve është zhvendosur sërisht në hyrjen e qytetit të Vlorës.
Bypass i Vlorë ka qën gjatë gjitë sezonit turistik një nga opsionet më të favorshme duke evituar trafikun e qytetit të Vlorës për udhëtarët që zgjidhnin të pushonin në bregdetin jugperëndimor megjiëthse ka pasur probleme të tilla si mungesa e infrastukturës rrugor sic jane sinjalistika apo edhe ndricimi i rrugës gjatë natës.
Discussion about this post