Mbrëmjen e ditës së sotme do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve është bërë me dije nga ARRSH.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se si do të ndryshojë qarkullimi i automjeteve nga Unaza e re dhe Yzberishti të cilat do të devijojnë në rrugën paralele ku janë të lidhura rrugicat ekzistuese.
Për këtë, thuhet në njoftim, është vendosur sinjalistika, megjithatë, pritet që kjo të sjellë kaos në ditët e para.
“Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni). Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve”,
thuhet në njoftim.
Discussion about this post