Audi është gjithmonë në kërkim të inovacionit, dhe krijimi i tij i fundit është diçka e veçantë. Ashtu si në një film fantastiko -shkencor ku imazhet mund të projektohen në një sipërfaqe xhami, Audi ka krijuar një mënyrë për ta kthyer xhamin tuaj të përparmë në një kinema.
E gjithë kjo shpikje e re nga Audi është mjaft e ndërlikuar, por në thelb do të thotë që sistemi mund të projektojë një imazh në ekran përmes një shiriti dritë që vepron si transmetues i dritës drejt ekranit për pasagjerët për të parë imazhet dhe si një pengesë për dritën e padëshiruar nga prapa holografikut. Kjo nënkupton që ekrani mund të jetë i dukshëm edhe gjatë ditës. Ekrani mund të përdoret për “funksionet argëtuese dhe informacionin e funksionimit të automjetit “. Paraqitja tregon se një filtër polarizimi mund të parandalojë efektin e të ashtuquajturave imazhe të dyfishta dhe gjithashtu sugjeron që sistemi do të jetë në gjendje të projektojë versione të ndryshme të të njëjtit imazh në mënyrë që të shihni një imazh të qartë pavarësisht nga këndi nga i cili shihni ekran.
Ky ekran perkulet rreth 180 gradë për një kënd shikimi. Kjo teknologji do të mundësojë për pasagjerët që në cfardolloj pozicioni që të jenë do të kenë mundësi të shohin imazhin pa problem ndërkoh që shoferi do të shohi rrugën normalisht. Ekrani do të ketë një ndarje të cilën do të mundësoje qe secili të shohi imazhin e perzgjedhur pa shperqendruar njëri-tjetrin. Kjo mund t’i bëjë udhëtimet shumë më të këndshme për udhëtarët dhe shumë më informues për shoferët. Kur të mbërrijnë automjetet autonome ( pa shofer) , siç parashikohet nga koncepti i Audi’s Grandsphere, të gjithë udhëtarët mund të përfitojnë nga argëtimi në makinë në një shkallë të padëgjuar më parë.
Nëse kjo shpikje ndiqet, ka të ngjarë të arrijë në të paktën një dekadë, kështu që mos prisni ta shihni atë në Audi A8-ën e ardhshme.
Discussion about this post