Makina inteligjente që ka nisur kontrollin në pikat kyçe të kryeqytetit, aty ku zakonisht ndodhin më shumë aksidente, nuk monitoron vetëm shpejtësinë.
Pajisja ka aftësinë të identifikojë shoferët që nuk vendosin rripin e sigurimit, ose ata të cilët përdorin telefonin në timon.
Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, gjatë monitorimit të mbrëmjes së djeshme, makina inteligjente ka konstatuar 205 shkelje për shpejtësi, 88 shoferë që përdornin telefonin në timon dhe 54 të tjerë që nuk vendosnin rripin e sigurimit.
Discussion about this post