Kontrolle të shumta në pothuaj të gjitha rrugët e vendit kanë bërë që gjatë kësaj jave të gjobiten afro 3000 persona dhe të pezullohen 179 leje drejtimi.
Mesa duket policia ka instensifikuar kontrollet nëpër rrugët e vendit duke përdorur të gjitha mjetet për evidntimin e drejtuesve të cilët shkelin rregullat qarkullimit.
Njoftimi i Plotë nga Policia e Shtetit :
Kontrolle intensive nga Policia Rrugore në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur makinën inteligjente, radarë📸📟📹, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 30 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
👉Janë pezulluar 179 leje drejtimi, nga të cilat 52 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 112 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt.
👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2789 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
👉 Nga makina inteligjente janë evidentuar duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara, 678 drejtues mjetesh. Një numër i konsiderueshëm drejtues të tjerë mjetesh janë evidentuar duke përdorur celularin apo pa vendosur rripin e sigurimit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.
Discussion about this post