Një aksident masiv është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës për të cilin publikuam edhe një video pak orë më parë në faqen tonë të instagramit @autoplus.
Informacionet nga policia bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 5 makina. Automjeti tip fuoristradë me targa italiane nën drejtimin e 23 vjeçares , ka përplasur 3 mjete të tjera në zonën e Currilave.
Gjithashtu thuhet se drejtuesja 23-vjeçare ka qënë nën efektin e alkoolit dhe me patentë të bllokuar
Përplasja ka qenë tepër e fortë ku në videon e publikuar edhe nga Durreslajm dallohen makinat e shkatërruar plotësisht, madje njëra prej tyre është shtypur dhe ndarë në dysh. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar.
Discussion about this post