Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare se fundi ka zhvilluar aplikacionin e llogaritjes se dëmeve ndaj personit, në rastet e aksidenteve në sektorin e transportit. Aplikacioni bazohet në Rregulloren nr. 125, datë 28.07.2021 “Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, miratuar nga Autoriteti konfort ligjit të ri për “Sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili hyri në fuqi më 1 korrik 2021.
Ky aplikacion u vjen në ndihmë palëve përfituese, si edhe vetë profesionistëve dhe ekspertëve të fushës në vlerësimin e dëmit dhe trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim. Përllogaritësi bazohet në disa supozime, vlerat e përllogaritura janë orientuese dhe synojnë të informojnë përdoruesit mbi masën e dëmshpërblimit.
Aplikacioni është ndërtuar për përllogaritjen e vlerës së dëmshpërblimit në rastet e dëmit ndaj personit me pasojë paaftësinë e përhershme për punë ose me pasojë vdekjen.
Aplikacionin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm, në faqen zyrtare të AMF:
https://crm.amf.gov.al/deme
Risitë dhe benefitet që sjell zhvillimi i këtij aplikacioni për të siguruarit dhe profesionistët e fushës janë:
• Përllogaritja automatike e vlerës së dëmit;
• Transparencë mbi vlerën e dëmit pasuror dhe dëmit jopasuror. Pasqyrimi i vlerës për çdo dëm;
• Mundësi përdorimi të aplikacionit nga ana e të dëmtuarve, si edhe profesionistëve dhe ekspertëve të fushës së sigurimeve, mbi bazën e disa supozimeve;
• Edukim të konsumatorëve në fushën e sigurimeve.
Discussion about this post