Autoplus Albania
  • KREU
  • Lajme
    • Lajme Nga Vendi
    • Lajme nga Bota
    • Aksidente
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime
No Result
View All Result
  • KREU
  • Lajme
    • Lajme Nga Vendi
    • Lajme nga Bota
    • Aksidente
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime
No Result
View All Result
Autoplus Albania
No Result
View All Result

Cilat Jane Rregullat Dhe Mjetet Qe Lejohen Te Importohen Ne Vendin Tone?

Rregullat the informacioni i dhene nga DPSHTRR per llojet dhe menyren e importimit te mjeteve ne vendin tone

11/01/2022
in Lajme Nga Vendi
12
SHARES
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para se të importoni një mjet rrugor, duhet të verifikoni a përmbushet kategoria mjedisore?
– Nëse mjeti nuk përmbush kategorinë e duhur mjedisore, ju nuk lejoheni ta importoni në Shqipëri apo ta regjistroni në DPSHTRR!


Cilat mjete lejohen të importohen/regjistrohen?

EURO 5 e sipër:
Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër;
Mjetet motorike të tjera të reja si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër.

EURO 4 e sipër:
Autoveturat e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër.

EURO 3 e sipër dhe me moshë jo më shumë se 15 vjet:
Mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri!
KUJDES – me datë regjistrimi kuptojmë targimin në DPSHTRR! Verifikoni moshën e mjetit! Në datën e regjistrimit (targimit për qarkullim në Shqipëri) mjetet e kësaj kategorie duhet të jenë jo mbi 15 vjet nga data e prodhimit! Shembull: Afati i fundit për regjistrimin dhe targimin e mjeteve me vit prodhimi 2007, është 31 Dhjetori 2022!

KUJDES – para se të porosisni ose blini jashtë vendit mjete të BLINDUARA, për efekt importimi në Shqipëri, duhet të informoheni mbi procedurat, lejimin dhe rregullat për importin dhe qarkullimin e këtyre mjeteve në Republikën e Shqipërisë!

Mjete historike RETRO – jane mjete te tjera, për të cilat nuk zbatohet vendimi Nr. 633, datë 26.10.2018, por të cilat lejohet të importohen janë:

a) Automjetet e hershme dhe ato me interes historik dhe koleksionimi, siç janë:

  • automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970;
  • automjetet e prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë;
  • automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale.

Mjetet Elektrike & Plug-in

Nga 7 Nëntori 2019, DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in!

Janë bërë 0 tarifat:

  • Kontrolli Fizik 1,500 lekë.
  • Leje Qarkullimi Kombëtare 1,000 lekë.
  • Targat standard 3,000 lekë.
  • Certifikatë pronësie 2,000 lekë.

Në total 7,500 lekë të reja për çdo mjet GREEN do të mbulohen nga DPSHTRR.

 

autoplus

autoplus

Related Posts

Studimet zbuluan se makinat elektrike kan rreth 22% kosto me pak se makinat me djegje te brendshme

Studimet zbuluan se makinat elektrike kan rreth 22% kosto me pak se makinat me djegje te brendshme

by autoplus

Sipas të dhënave të siguruara nga Fleet Assist, vlera e mirëmbajtjes së një makine elektrike është 22% më e ulët se mirëmbajtja e...

Bashkia Durrës njofton për bllokimin e këtij aksi ditën e diele…

Bashkia Durrës njofton për bllokimin e këtij aksi ditën e diele…

by autoplus

TE NDERUAR QYTETARE, BASHKIA DURRES NE ZBATIM TE NISMES "DITA PA MAKINA" JU NJOFTON SE: DITEN E DIEL DATE 05.06.2022,...

HARTA per diten e neserme, Tirana bllokohet për finalen e UECL, këto janë rrugët që mund të ndjekin tifozët

HARTA per diten e neserme, Tirana bllokohet për finalen e UECL, këto janë rrugët që mund të ndjekin tifozët

by autoplus

Roma dhe Feyenoord luajnë të mërkurë në 25 maj në Tiranë. Finalja e Conference League merr jetë në 21:00 në...

Load More

Discussion about this post

Reklame

Reklame

  • KREU
  • Lajme
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime
Materialet dhe ankesat në lidhje me postimet , mund t'i dërgoni në Whatsapp në nr : +355676932414

© 2021 Ndërtuar nga AppAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Lajme
    • Lajme Nga Vendi
    • Lajme nga Bota
    • Aksidente
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime

© 2021 Ndërtuar nga AppAlbania