Autoplus Albania
  • KREU
  • Lajme
    • Lajme Nga Vendi
    • Lajme nga Bota
    • Aksidente
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime
No Result
View All Result
  • KREU
  • Lajme
    • Lajme Nga Vendi
    • Lajme nga Bota
    • Aksidente
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime
No Result
View All Result
Autoplus Albania
No Result
View All Result

Durrësi kryeson listen e numrit më të lartë të automjeteve ne raport me popullsinë sipas INSTAT.

Publikohen te dhenat nga INSTAT per raportin e automjeteve me popullsine ne qytet e shqiperise

24/12/2021
in Lajme Nga Vendi
10
SHARES
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banorët e qarkut të Durrësit kanë numrin më të lartë të automjeteve në raport me popullsinë, për vitin 2020, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor.

Në Durrës ka të regjistruara gjithsej rreth 72.1 mijë autovetura, ose 247 automjete për 1000 banorë. Vendin e dytë e zë Tirana me 218 automjete për 1000 banorë, e ndjekur nga Gjirokastra (210), Vlora (194), Shkodra (192).

 

Qarqet që kanë më pak autovetura në raport me popullsinë janë Korça (128) dhe Dibra me 124.

Në vlerë absolute, numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës për vitin 2020, duke zënë 36,8% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend.

INSTAT raporton numrin gjithsej të mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht”.

Të dhënat e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se vitin e kaluar Shqipëria kishte rreth 540 mijë mjete që qarkullonin rregullisht, shifër e mbështetur kjo në pagesën e taksës vjetore të qarkullimit. Kjo do të përkthehej në një numër prej rreth 192 automjetesh për 1000 banorë.

Me këtë shifër, Shqipëria është larg vendeve më pak të motorizuara të BE-së dhe e parafundit në Europë, duke ia kaluar vetëm Turqia (150 mjete për 1000 banorë). Maqedonia e Veriut kishte 205 mjete për 1000 banorë. Të dhënat për Kosovën janë për vitin 2017, dhe ky tregues për atë vit ishte më pak sesa 100.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2019 Rumania kishte 357 automjete pasagjerësh për 1000 banorë, e ndjekur nga Letonia me 381 automjete për 1000 banorë dhe Hungaria me 390 automjete për 1000 banorë. Në BE, shtete me nivelin më të lartë të motorizimit e ka Luksemburgu, me 681 automjete për 1000 banorë, i ndjekur nga Italia me 663 automjete dhe Qiproja me 645 automjete.

autoplus

autoplus

Related Posts

Studimet zbuluan se makinat elektrike kan rreth 22% kosto me pak se makinat me djegje te brendshme

Studimet zbuluan se makinat elektrike kan rreth 22% kosto me pak se makinat me djegje te brendshme

by autoplus

Sipas të dhënave të siguruara nga Fleet Assist, vlera e mirëmbajtjes së një makine elektrike është 22% më e ulët se mirëmbajtja e...

Bashkia Durrës njofton për bllokimin e këtij aksi ditën e diele…

Bashkia Durrës njofton për bllokimin e këtij aksi ditën e diele…

by autoplus

TE NDERUAR QYTETARE, BASHKIA DURRES NE ZBATIM TE NISMES "DITA PA MAKINA" JU NJOFTON SE: DITEN E DIEL DATE 05.06.2022,...

HARTA per diten e neserme, Tirana bllokohet për finalen e UECL, këto janë rrugët që mund të ndjekin tifozët

HARTA per diten e neserme, Tirana bllokohet për finalen e UECL, këto janë rrugët që mund të ndjekin tifozët

by autoplus

Roma dhe Feyenoord luajnë të mërkurë në 25 maj në Tiranë. Finalja e Conference League merr jetë në 21:00 në...

Load More

Discussion about this post

Reklame

Reklame

  • KREU
  • Lajme
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime
Materialet dhe ankesat në lidhje me postimet , mund t'i dërgoni në Whatsapp në nr : +355676932414

© 2021 Ndërtuar nga AppAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Lajme
    • Lajme Nga Vendi
    • Lajme nga Bota
    • Aksidente
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime

© 2021 Ndërtuar nga AppAlbania