Si fillim kemi pasur lancimin e supermakinave (supercars) , më pas ky emer u pasua nga hypermakinat (hypercars) por një prodhues i ri makinash në Greqi me pronare Spyros Panopoulos e quajtur SP Automotive do të lancoj muajin e ardhshëm ultramakinën (hypercar) e parë me emrin Greek Chaos ( kaosi i Greqise).Kjo ultramakinë duhej të debutonte në Panairin e Automjeteve në Gjenevë 2022, i cili u anulua përsëri kohët e fundit.
Ëndrra për të bërë Kaosin Grek filloi në vitin 2019. Qëllimi i sipërmarrësit Spyros Panopoulos ishte i thjeshtë-“Për të krijuar makinën më të shpejtë dhe më të përparuar teknologjikisht të prodhuar ndonjëherë në botë. Një kryevepër teknologjike, risi e prodhuar në mënyrën më unike “.
Shumë informacione rreth Kaosit të ardhshëm Grek mund të nxirren nga videoja e tyre e shpërndarë në kanalin e tyre të YOUTUBE. Më të dukshmet janë materialet e shtrenjta që do të përdoren për krijimin e makinës, duke përfshirë titan, fibra karboni, Zylon (një polimer i veçantë i lehtë dhe i fortë), Kevlar dhe një sistem marmitash Inconel.
Ndërkohë, pjesa më pikante e Kaosit Grek është fuqia e saj. Nuk kemi shumë detaje përveç faktit se do të jetë një V10 4.0-litërsh me dy turbo, i cili në konfigurimin e tij themelor prodhon 2.000 kuajfuqi për modelin e thjeshtë, ndërsa versioni me specifikat më të larta faturohe të tnxjerr 3.000 kuajfuqi, në 12,000 xhiro motorri.
Numrat e paraqitur të performancës përfshijnë një shpejtësi 0-100 kilometra në orë prej 1.8 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 500 kmh.
Tani, çmimi i kësaj ultramakine. SP Automotive tha se vetëm një total prej 100 njësive të Kaosit Grek do të prodhohen ndonjëherë, me një prodhim prej 15-20 makinash në vit. Çmimi fillestar do të jetë 5.5 milionë euro për modelin bazë. Versioni i plotë 3,000 kuaj fuqi do të ketë një çmim prej 12.4 milion euro.
Ne do të dimë më shumë për “ultracar” shumë shpejt SP Automotive Kaosi Grek do të zbulohet më 1 nëntor 2021.
Discussion about this post