Abu Dhabi: Drejtuesit e kapur duke ecur në semaforin e kuq në Abu Dhabi do t’u konfiskohen automjetet dhe do të jenë të detyruar të paguajnë gjobë 51,000 Dha ( adro 11.936 Euro). Policia e Abu Dhabi ka paralajmëruar shoferët që të mos shkelin semaforin e kuq si dhe të mos shpërqendrohen ndërsa qëndrojnë në timon.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Policia e Abu Dhabit, shoferët e kapur duke kaluar një kryqëzim ndërsa drita e kuqe është ende ndezur do të gjobitet me 1,000 Dh ( 233 Euro ). Atyre gjithashtu do tu hiqen 12 pikë nga patenta dhe automjetet e tyre do të sekuestrohen për 30 ditë.
Sipas ligjit nr.5 2020 në lidhje me sekuestrimin e automjetit në Emiratin e Abu Dhabit, shoferi do të paguajë gjithashtu 50,000Dh ( 11687 Euro) për të liruar automjetin dhe do të tërhiqet leja e drejtimit për një periudhë prej gjashtë muajsh.
#فيديو | #شرطة_أبوظبي : 51 ألف درهم و 12 نقطة مرورية تترتب على تجاوز الإشارة الحمراء .
التفاصيل :https://t.co/PPkHWHdwlC#أخبار_شرطة_أبوظبي pic.twitter.com/vQEPMCZaYe
— شرطة أبوظبي (@ADPoliceHQ) October 22, 2021
Policia e Abu Dhabi ka paralajmëruar shoferët për pasojat negative të shpërqendrimit gjatë drejtimit të automjetit dhe shkeljen e semaforit të kuq të trafikut, duke theksuar se shoferët duhet të përqendrohen në rrugë gjatë drejtimit, të mos shpërqendrohen nga telefonat ose pajisjet e tjera pasi një devijim i papritur mund të ketë pasoja të rënda.
Policia gjithashtu u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes ndaj këmbësorëve, sinjalistikës rrugore dhe të respektojnë udhëzimet e komunikacionit për të shmangur aksidentet.
Discussion about this post