Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit Shqiptar ka publikuar të gjithe raportin e shkeljeve dhe si rrjedhoje duket se numri i shkelësve të cilët janë konstatuar nga makina inteligjente sa vjen dhe është në ulje. Për më shumë lexoni raportin e plotë.
View this post on Instagram
Vijon monitorimi i qarkullimit me makinën inteligjente.
Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka shtuar orët e monitorimit të qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan-Tiranë.
Gjatë ditës së sotme, deri në orën 22:30 janë evidentuar 334 drejtues mjetesh në shkelje, nga makina inteligjente, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën.
54 drejtues mjetesh me leje drejtimi të pezulluara, nga të cilët: 39 drejtues mjetesh janë evidentuar me shpejtësi deri në trefish mbi normën e lejuar në rrugët e brendshme të kryeqytetit dhe 15 të tjerë me shpejtësi mbi 30 km/h deri në 60 km/h më shumë se tabela e lejuar, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane.
Gjithashtu, nga verifikimi ka rezultuar se 86 drejtues mjetesh, krahas shpjetësisë, ishin duke përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 44 drejtues të tjerë, krahas shpejtësisë, janë evidentuar edhe pa rrip sigurimi.
Ndërkohë, të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin po monitorohen me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.
Policia e Shtetit falënderon të gjithë përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.
Discussion about this post