Dikush nuk do të mendonte se timoni i ri i BMW do të kishte nevojë për ndryshime. Timoni i BMW është një nga pjesët e interiorit i cili nuk ka pësuar shumë ndryshime pergjat viteve pervec airbegut dhe shtimit të disa butonave. Por ka gjasa se timoni i ri siç e shohim nuk do të jetë i rrumbullakët . Tesla tashmë ka nxjerrë timonin e saj famëkeq pa pjesën e siperme.r. Tashmë një nga prodhuesit i cili do të bëjë ndryshime tek timonët e tij do të jetë BMW.
Në skicat e patentës së ketij timoni ne mund të shohim se dizanji i ri i BMW tregon që pjesa e poshtëme e timonit mund te paloset lart.I pershkruar dhe i testuar si një mekanizëm mjaft rezistent.Por pse dikush do të kishte nevojë edhe për një timon të tillë?
Sipas regjistrimit të patentës, timoni i palosshëm krijon më shumë hapësirë, veçanërisht në lidhje me hapësirën e këmbëve.
Gjithashtu përmendet edhe një pjesë e timonit që paloset drejt shoferit.
Në këtë rast, mund të krijohet një mini “raft i ngjashëm me tryezën”. Duhet të supozojmë se përdorimi i një veçorie të tillë do të kishte kuptim vetëm në një automjet plotësisht autonom. Në të vërtetë, patenta përmend se timoni duhet të paloset kur makina është në një gjendje autonome drejtimi. Patenta thekson më tej se dizajni i këtij timoni të palosshëm mund të zvogëlojë rrezikun e dëmtimit të një shoferi në një aksident.
Gjithashtu përmenden lëkura artificiale e shtrirë dhe materiale të tjera. Këto do të duhet të përballojnë palosjen dhe shpalosjen e një pjese të timonit. Pavarësisht nëse ky dizajn i pazakontë i timonëve do të hyjë në Serinë 7 ose X7 së shpejti mbetet për t’u parë, por është e qartë se drejtimi autonom ka krijuar nevojën për ambiente më fleksibël të automjeteve që mund të konfigurohen për cilindo mënyrë drejtimi të jetë aktive.
Burimi nga carbuzz.com i përshtatur për autoplus.al.
Discussion about this post