Mercedes-Benz ka zbuluar çmimet për modelin EQS tërësisht elektrike. Sedani luksoz,konkurent i modeleve Lucid Air dhe Tesla Model S, do të fillojë nga 106,374 € (124,678 dollarë) në Gjermani. Ky çmim është për EQS 450+, e cila vjen pa Hyperscreen MBUX 56 ”si standard dhe vetëm me goma aktive mbrapa. Blerësit e EQS 450+ megjithatë mund të marrin Hyperscreen për një shtesë prej 8,568 € (10,045 dollarë).
Ndërkohë, modeli më i fuqishëm EQS 580 i cili ka 4 goma aktive fillon me 135,529 € (158,903 dollarë). Me EQS 580 blerësit marrin ekranin Hyperscreen si standard, si dhe një kombinim fuqie prej 516 kuajfuqish. EQS 580 ka një bateri mbresëlënëse e cila mund te zgjasë deri në 485 kilometra falë 107.8kWh dhe koeficientit të tërheqjes 0.20.
Opsione të shumta janë në dispozicion si për EQS 450+ ashtu edhe për 580 për t’iu përshtatur nevojave dhe shijeve individuale të blerësve. Paketa e avancuar Adaptive cruise prej 2,082 € (2,439 dollarë), lane keep assist dhe blind spot monitoring. Ndërkohë, 4,367 € (5,116 dollarë) Paketa e sediljeve të pasme Plus u siguron pasagjerëve nje komforditet me të larte dhe dy tabletë 7 “. E njëjta paketë gjithashtu përfshin edhe sendiljet e pasme me ngrohje dhe ftohje. Me pakë fjalë nëse dëshironi një Mercedes EQS me të gjitha opsionet e përfshira do të duhet të shpenzoni mbi 180,000 € (210,000 dollarë).
Çmimi amerikan është ende i panjohur për EQS, por duhet të zbulohet së shpejti. Dërgesat e para nga shteti priten në muajt e ardhshëm.
Cilat janë mendimet tuaja për çmimet e EQS? Na tregoni në seksionin e përgjigjeve më poshtë.
Shënim: Fotot janë marrë nga Mercedes
Discussion about this post