Nje pjese e automobilave qe qarkullojne ne bote por dhe ne vendin tone jane mbi 10 apo 15 vjecarit te vjeter. Ne rubriken tone me te re ne Autoplus Albania kemi menduar te ndihmojme ndjekesit tane me sygjerime dhe informacion per problemet me te zakoneshme ne modelet e automjeteve qe jane me te shpeshte ne qarkullim dhe ata qe parapelqehen me shume ne vendin tone.
Nje nder makinat me te parapelqyera per tregun e vendit tone eshte dhe Mercedez Benz E-Class W211 i cili eshte prodhuar nga Daimler Chrysler nga viti 2002 deri ne vitin 2009 . Ky version vjen ne Sedan dhe Station Wagon nen 3 kategori Classic,Elegance,Avangarde. Ku modelet mbas 2006 jane rimodeluar (facelift). Si nje nder makinat me te shitura ne tregun tone ju listojme disa nga problemet qe mund te hasni nese vendosni te blinji nje model te tille.
Modeli i E-class W211 u prezantua per heret epare na vitin 2002 edhe eshte nji model me i madh dhe me hapsira me te medhaja se modeli paraardhes W210, gjithashtu dhe versioni Station Wagon eshte me i madh se paraardhesi i tij. Nder te tjera Mercedez-Benz arriti te ulte dhe konsumin e karburantit tek ky model me 1L me pak per 100/km se paraardhesi i tij, Cka e ka bere kete model te ishte nje nder makinat me te preferuara per taksistet ne vendet europjane vecanerisht modelet me motorr nafte(diesel) pasi keto modele ishin te afte te arrinin deri ne 1 Mil kilometra. Duke qene se kto modele kishin dhe shum hapsire i bente ato makina me perfekte per shebimin e takise neper europe.
Mercedezi mund te jete i kushtueshem kur blihet per here e pare por eshte nji nder makinat qe kerkon me pak kosto per tu mirmbajtur mbasi jane vjetruar cka i ben makina perfekte per industrine e transportit
E-class W211 eshte modeli me i bukur i Mercedez-Benz sipas revistave te kohes cka e beri te mos konkurohej nga shitjet me rivalet e tij BMW seria 5 dhe AUDI A6. Gjithashtu ky model eshte i mire paisur me opsione qe gjenden dhe tek modeli S-Class. Nder to jane: Sedilje elektike me ngroje dhe ftohje+ memorje, pasqyra elektirke, baxha xhami(sunroof), sistem navigimi, ABS,ESP,Distronic, sunspensione me ajer,6 Cd charger, Perde edhe shum opsione te tjera qe gjenden ne shum makina luksi.
Materialet e perdorura ne kete model jane te mira vecanerisht ne modelet facelift mbas 2006 sepse ne modelet prefacelift ka disa probleme me kualitetitin e materialeve qe sjell shum probleme me interiorin e makines sic jane grisja apo vjetersia e lekures, gjithatu problemet me kryesore qe hasen ne modelet 2002-2006 jo facelift jane: problemet me mbylljen qendrore, stopat led qe digjen, probleme me sediljet elektrike,dinamon si dhe problemet me sistemin e frenimit SBC qe eshe shum i njohur tek prodhimet e para deri ne 2006 pasi ishte nje sitem shum i nderlikuar dhe me shume probleme,gjithashtu probleme me grupin e timonit jane dicka qe gjendet shpesh tek modelet e para, ne modelet facelift keto probleme jane zgjidhur pothuajse te gjitha.
Ne ju rekomandojme te bleni nji model mbas 2005 ose akoma me mire nje model facelift 2006-2009 pasi kto modele kane materiale me te mira te perdorura ne to, nuk kane probleme me SBC si modelet e para pasi eshte vendosur nje sistem frenimi me i thjeshte, gjithashtu problemet elektrike jane me te paketa ne keto modele.
Motorrat e Benzines (Petrol)
Motorrat e benzines tek ky model jane zakonisht te besueshem pa probleme te medha dhe mund te gjenden probleme te zakoneshme si: rrjedhje vaji,rrjedhje uji,kandeletat, deshtime sensoresh te ndryshem, probleme me sistemin e ftohjes si dhe injektoret. Ne kete kategori motorrash ne ju rekomandojme te blini nje W211 me motorr 320 V6, 350 V6, Si dhe 500 V8.
E-200 Kompressor- 1.8L, 4 cilindra 163-184HP
E-230- 2.5L, V6, 204HP
E-240- 2.6L, V6, 177HP
E-280 Kompressor- V6 231HP
E-300- 3.0L, 6 cilindra 211HP
E-320- 3.2L, V6 224HP
E-350- 3.5L, V6 272HP
E-500- 5.0L, V8 306HP
E-500- 5.0L, V8 388HP (Nga 2006 e mbrapa)
Motorrat e Naftes (Diesel)
Motorrat e naftes tek ky model jane zakonisht te besueshem pa probleme madhore dhe mund te kene probleme te zakoneshme si: turbina,injektoret, rrjedhje vaji,rrjdhje uji, bllokimi i flitrit DPF, sensore te ndryshem si dhe valvula e EGR. Ne kategori ne ju rekomandojme te blini nje W211 me motorr 6 cilindra pasi shfaqin me pak difekte, gjithatu dhe motorret me 4 cilindra zakonisht jane ne besueshem por vellimi i tyre i vogel shpesh her mund te sjelli probleme pasi E-class eshte nje sedan i madh cka mund te rrisi kostot e mirmbajtjes, shmangni motorrat e naftes V8 pasi kerkojne shume kosto mirmbajtje dhe kane nje konsum shum te lart te karburantit.
E-200 CDI- 2.2L, 4 cilindra 122-135HP
E-220 CDI- 2.2L, 4 cilindra 150-170HP
E-270 CDI- 2.7L, 5 cilindra 177HP
E-280 CDI- 3.0L V6, 190HP
E-320 CDI- 3.2L, 6 cilindra 204HP
E-320 CDI- 3.0L, V6, 224HP
E-400 CDI- 4.0L, V8, 260HP
E-420 CDI- 4.0L, V8, 314HP
Te gjithe motorrat jane me zinxhire dhe mund te kene probleme mbas 300 mije km, keshtu qe beni kujdes te degjoni zhurmat qe ben motorri vecanerisht kur ndizet i ftohte. Gjithashtu sherbimet periodike duhet te behen cdo 15 mije km, po me e mira e te mirave eshte cdo 10.000 km
Transmisioni Automatik Dhe Manual
Transmisioni manual me 6 marsha eshte kryesisht i besueshem dhe pa probleme dhe pse makinat me kte lloj transmisioni jane prodhuar me pak se ai automatik.
Transmisioni automatik modeli i vjeter me 5 marsha si dhe ai i riu me 7 marsha zakonisht jane te besueshem por mund te kene probleme elektrike( si paketa e elektronike e kambios) ose mekanike, nderimi i marsheve duhet te jet i qete pa zhurma apo goditje. Vaji dhe filtrat e transimisionit duhen nderruar cdo 60.000 km.
Cfare duhet te keni parasysh: Duhet te kontrolloni makinen per probleme mekanike dhe elektrike, si dhe historine e aksidenteve dhe prejardhjen, nder ato te lart permedndra duhet e keni kujdes me blerjen pasi ne tregun shqiptar qarkullojne makina qe kane punuar taxi ne vendet europjane dhe pasi sillen ne vendin tone lyhen dhe sistemohen, zakonisht makinat me motorrat 200 cdi dhe 220 cdi jane me te preferuat e taksiteve, gjithashtu sa me pak opsione te ket nji E-class aq me shume rritet probaliteti qe te kene qene taxi gjithashtu me te pelyqer per taksitet jane modelet Classic pasi eshte modeli me i lire qe mund te blihet kur prodhohet nga fabrika. Kujdesuni qe te shikoni gjithashtu panelet e makines duhet te jene te lyera me bojen njetrajtesisht dhe pa ndryshime midis ngjyrave, gjithatshu hapsirat midis paneleve duhet te jene simetrike.
Discussion about this post