Nje pjese e automobilave qe qarkullojne ne bote por dhe ne vendin tone jane mbi 10 apo 15 vjecarit te vjeter. Ne rubriken tone me te re ne Autoplus Albania kemi menduar te ndihmojme ndjekesit tane me sygjerime dhe informacion per problemet me te zakoneshme ne modelet e automjeteve qe jane me te shpeshte ne qarkullim dhe ata qe parapelqehen me shume ne vendin tone.
Nje nder makinat me te parapelqyera per tregun e vendit tone eshte dhe Mercedez Benz C-Class W204 i cili eshte prodhuar nga Daimler Chrysler nga viti 2007 deri ne vitin 2014 . Ky version vjen ne Sedan, Station Wagon dhe Coupe. Ku modelet mbas 2011 jane rimodeluar (facelift). Si nje nder makinat me te shitura ne tregun tone ju listojme disa nga problemet qe mund te hasni nese vendosni te blinji nje model te tille.
Modeli C-class W204 eshte nje model me i mire se paraardhesi i tij W203 sepse ka nje dizanj me te mire sistem amortizimi me te mire si dhe nje interior me te mire se modeli me i vjeter. Materialet e perdorura ne kete model jane cilesore ja dhe pse interiori ne kto makina mund te duket akoma shum i paster dhe pas 300,000 km te kaluara. Gjithashtu ky model ka me pak probleme me ndryshkun ne shasi dhe bojen sic ka pasur paraardhesi i tij W203. Problemet qe mund te hasen kur deshironi te blinji nje model te tille jane: problemet me pasqyrat elektrike, probleme me sediljet elektrike, probleme me modelet qe jane (keyless entry) hapje dhe mbyllje pa celes, probleme me dritat e frenimit dhe te bagazhit, probleme me veshjen e fenereve me avull si pasoje e kondesimit, probleme me sistemin e medias dhe navit, dhe sensoreve te parkimit, probleme me frenat e dores si dhe ne disa raste thyerje e plastikave te deres ne interiorin e makines. Ky mercedes eshte paisur me sistem amortizmi standart i cili eshte i mire dhe i rehatshem si dhe ne disa versione me opsionin (AMG Line) gjendet nje sistem amortizimi sport i cili eshte i mire vetem ne rruge me standarte te larta dhe shfaq probleme nese perdoret ne rruge jo cilesore. Modelet standarte te ketij Mercedesi jane jo shum te paisura me opsione, keshtu qe ju sygjerojme te gjeni nje model qe te jete sa me i paisur por kjo eshte nje zgjedhje personale e juaja.
Motorrat e Benzines
Motorrat e Benzines me 4 pistona tek ky model jane zakonisht pa probleme dhe mund te zgjidhnji nje qe ju pershtatet kerkesave tuaja
C-180 Kompressor ,1.8L 4 Cilindra 156 Hp
C-200 Kompressor ,1.8L 4 Cilindra 184 Hp
Motorat e Benzines me 6 pistona tek ky model mund te kene probleme serioze me mekanizmin e zinxhirit te motorrit si pasoje e deshtimit te bilanciereve tek keta motorra. Ky problem zakonisht shfaq dhe shenjen e motorrit ne kroskot (Check Engine) punim te keq te motorrit si dhe pushim komplet se punuari te motorrit. Modelet mbas 2008 e kane permirsuar kete problem tek ky mercedes por nese doni te blini nje te tille sigurohuni te kontrolloni zinxhiret ne 150.000 km rekomandohet vetem per modelet nga 2008 e poshte.
C-230 – 2.5L V6 204 Hp
C-280 – 3.0L V6 231 Hp
C-350 – 3.5L V6 272 Hp
Motorrat e Naftes
Motorrat e Naftes 4 dhe 6 pistona zakonisht jane te besueshem dhe mund te ken probleme te zakonshme sic cdo motorr nafte, kontrolloni per probleme me injektoret,tubinen dhe Filtrin e DPF.GJithashtu probleme me rrjedhjen e vajit ne pjes te ndryshme mund te shfaqen. Problemet me zinxhiret zakonisht shfaqn mbas 300.000 km
C200 CDI- 2,2L 4 Cilindra 136 Hp
C220 CDI- 2,2L 4 Cilindra 170 Hp
C320 CDI- 3.0L V6 ,224 Hp
Transmisioni Manual Dhe Automatik
Transmisioni manual me 6 marsha ndryshe nga modeli me i vjeter eshte i besueshem dhe pa probleme
Tranmisioni automatik me 5 marsha modeli i vjeter dhe modeli i ri me 7 marsha mund te kene probleme mekanike dhe ne shum raste probleme elektrike me paketat e kambios kshtu qe duhet ti kontrolloni mire perpara blerjes te ndroje marshat pa zhurma dhe goditje si dhe sherbimin periodik te transmisionit ta kryeni cdo 60.000 km.
Gjithashtu kontrolloni makinen per zhurma gjate ecjes nga sistemi amortizimit gjithashtu vereni per ndryshime ndermjet paneleve te makines ne boje dhe ne forme duhet te jene te drejta me ngjyre te njejte. Kjo per te shmangur automjete qe jane aksidentuar rende.
Discussion about this post