Nje pjese e automobilave qe qarkullojne ne bote por dhe ne vendin tone jane mbi 10 apo 15 vjecarit te vjeter. Ne rubriken tone me te re ne Autoplus Albania kemi menduar te ndihmojme ndjekesit tane me sygjerime dhe informacion per problemet me te zakoneshme ne modelet e automjeteve qe jane me te shpeshte ne qarkullim dhe ata qe parapelqehen me shume ne vendin tone.
Nje nder makinat me te parapelqyera per tregun e vendit tone eshte dhe Volkswagen Golf Mk 5 i cili eshte prodhuar nga Volkswagen Golf Mk 5 nga viti 2003 deri ne vitin 2008 . Ky version vjen ne Hatchback 3 dhe 5 dyer si dhe Station Wagon. Si nje nder makinat me te shitura ne tregun tone ju listojme disa nga problemet qe mund te hasni nese vendosni te blinji nje model te tille.
Gjenerata e 5 e Golf u prezantua per here te pare ne vitin 2003 dhe duhet permendur qe gjenerata e meparshme e Golf 4 eshte nje makine me e besueshme sepse ka me pak probleme me motorrin ne krahasim me Golf 5. Por nese ju zgjidhni modelin e duhur te motorrit tek Golf 5 nuk do te keni shume probleme me besueshmerin e makines.
Interiori i makines len per te deshiruar pasi materialet qe perdoren nuk jane njesoj si ato qe perdoren ne nje Mercedes ose BMW. Gjithashtu perdorimi i tepert i plastikave ne interior e ben ate te duket i varfer dhe i thjeshte por ne makinat qe opsionet jane te shumta mund te ket nje permirsim te interiorit ne paraqitje. Pavarisht jo bukurise se madhe ne interiorin e tij Golf 5 ka materiale te mira ndetimi me perjashtim te disa plastikave qe mund te demtohen me shpejt si efket i kohes. Ne pergjithsi Golf 5 nuk para ka shume opsione standarte tek modelet e tij por ju mund te gjeni dhe modele ku kane mjaft opsione si sistem navigimi, tapiceri lekure, sedilje me ngrohje, klima me dy zona, baxha xhami etj. Gjithatshtu ky model nuk njihet per probleme me ndryshkun por gjithsesi ju beni mir te kontrolloni makinen per shfaqen ose jo te ndryshkut ne shasi sidomos ne makinat qe importohen nga vende te ftohta si Gjermania etj.
Problemet me kryesore qe mund te shfaqen jane: problemet me mbylljen qendrore, rregullatoret e xhamave, sensori i sediljes per pasagjeret, kondesimi i fenereve, prishja e celsit qe ben te mundur ndezjen e dritave mbrapa kur frenon, hyrja e ujit ne interior si pasoj e bllokimit te drenave, ndezja e llapmes EPC e cila mund ta kaloj makinen dhe ne gjendje emergjence, probleme me linjen e kabllave ne motorr, probleme me radiatorin elektrik te ftohjes si dhe probleme me sistemin e kondicionimit te makines.
Sistemi i amortizimit eshte relativisht i mire por mund te shfaqi probleme ne makinat me shum Km te kaluara.
Motorrat e Benzines
Eshte pak per te ardhur keq sepse pothuajse cdo motorr benzine ka nje problem specifik.
1.4i 16v / 1.4L, 4 cilindra 75-80 Hp zakonisht ka probleme me boshtin me gunga(Camshaft) dhe harxhim te tepert te vajit si dhe krijimin e shtresave te medha te carbonit ne motorr.
1.6i / 1.6L 4 cilindra 102 Hp gjithashtu ka probleme me konsumimin e tepert te vajit si dhe valvulen e EGR ne rastet ku makina ka kaluar shume Km
1.4 FSI / 1.4L, 4 cilindra 90 Hp
1.6 FSI / 1.6L, 4 cilindra 115 Hp
2.0 FSI / 2.0L. 4 cilindra 150 Hp
Keto motorra zakonisht kane probleme me injektoret dhe ndertimin e shtresave te karbonit ne motorr si pasoje e karburantit jo cilesor keshtu qe sygjerohet te perdorni vetem karburant cilesor per te shmangur keto probleme, gjithashtu probleme me zinxhiret e motorreve mund te shfaqen
1.4 TSI Twincharger / 1.4L, 4 cilindra 140-170 Hp nuk rekomandohet shume pasi mund te kete probleme me turbocharger, injektore, krijimin e karbonit si dhe zinxhiret e motorrit. Gjithashtu ky motorr eshte i paisur me turbocharger dhe kompresor ku ky i fundit mund te kete probleme.
Motorrat e Naftes
Ne motorrat e naftes ne do ju rekomandojme te zgjidhni vetem 1.9 TDI i cili ka nje konsum te ulet te karburantit dhe eshte motorr i besueshem me defekte te pakta.
1.9 TDI / 1.9L, 4 cilindra 90-105 Hp
2.0 SDI / 2.0L, 4 cilindra 75 Hp
2.0 TDI / 2.0L, 4 cilindra 140-170 Hp, nuk do tja u rekomandojme kete motorr si pasoje e problemeve te shumta qe mund te shfaqin si : Disk specidisk freksioni, harxhim i tepert i vajit, pompa e naftes, boshti me gunga si dhe ne disa raste dhe testaten.
Gjithashtu probleme te tjera qe mund te hasni jane: rrjedhje vaji, rrjedhje uji, djegja e kandeletave, injektor, turbo, DPF filter si dhe perzjerja e ujit me vajin.
Ju rekomandojme te kryeni sherbimet cdo 15.000 km te kaluara por akoma me mire cdo 10.000 km, gjithashtu disa modele jane te paisura me rrip faze i cili duhet nderruar cdo 120.000 km ne modelet 1.9TDI si dhe ata 1.4 dhe 1.6 benzine duhet nderruar rripi i fazes cdo 90.000 km
Motorrat qe jane te paisur me zinxhire motorri FSI dhe TSI duhet te kontrollojne zinxhiret cdo 100.000 km dhe beni kujdes te degjoni zhurmat qe ben motorri zakonisht ne mengjes kur eshte i ftohte per te dalluar zhurmen qe mund te bejne zinxhiret.
Modelet qe jane 4 motion duhet te nderojne vajin e Haldex Cluch cdo 60.000 Km
Transmisioni Manual dhe Automatik
Ju mund te zgjidhni transmisionin manual me 5 dhe 6 marshe ku zakonisht jane te besueshem si dhe transmisionin automatik me 5 marsha i thjeshte si dhe versionin DSG i cili eshte me i komplikuar si per pasoje dhe me difektoz se te tjeret, DSG duhet ti nderoje marshet shpejt dhe pa goditje apo zhurma si dhe vaji i kambjos te nderrohet cdo 60.000 km.
Cfare duhet te keni parasysh: Duhet te kontrolloni makinen per probleme mekanike dhe elektrike, si dhe historine e aksidenteve dhe prejardhjen, nder ato te lart permedndra duhet e keni kujdes me blerjen pasi ne tregun shqiptar qarkullojne makina qe jane riparuar nga aksidente te medha si dhe makina me Km jo reale. Kujdesuni qe te shikoni gjithashtu panelet e makines duhet te jene te lyera me bojen njetrajtesisht dhe pa ndryshime midis ngjyrave, gjithatshu hapsirat midis paneleve duhet te jene simetrike.
Discussion about this post