- Prototipi i ri Audi Q6 e-tron është vënë në provë. Ky SUV elektrik i shumëpritur do të jetë një alternativë për Mercedes EQC dhe Ford Mustang Mach E kur të dalë në shitje në 2022.
Dizajni i Audi Q6 e-tron
Pamjet e reja të Audi Q6 e-tron na japin një aluzion se si do të duket produkti i përfunduar. Ka disa fenerë të hollë të montuar lart në parakolp, duke i bërë jehonë atyre të konceptit A6 e-tron.
Ka shumë të ngjarë që grila që mund të shihni pas mbështjellësit e mbyllur, duke qënë se makinat elektrike nuk kanë nevojë për ftofjen e motorrit . Sensori i madh i radarit i ekspozuar në parakolpin e poshtëm lë të kuptohet për ndonjë teknologji autonome të drejtimit.
Ndërsa ky model prototip është i pajisur me pasqyra tradicionale të dyerve, është një bast i sigurt që makina e prodhimit do të jetë e disponueshme me kamerat e pasme të ofruara edhe në e-tron më të madh.
Pjesa e pasme e Audi Q6 e-tronngjan shumë me atë të Q4 e-tron, megjithatë Audi ka bërë çmos për të maskuar çdo ngjashmëri duke i vendosur dritat e pasme të rrumbullakëta në këtë makinë testuese.
Bateritë dhe përshkrueshmëria e Audi Q6 e-tron 2022
Pritet që Audi Q6 e-tron të ndajë baterinë 100KWh njësojë si A6 e-tron, i cili do të dalë në shitje në 2023.
Kur A6 e-tron debutoi si koncept, ai kishte një përshkrueshmëri prej 435 milje. Mund të presim që Q6 e-tron të ketë një gamë pak më të shkurtër për shkak të peshës së tij të shtuar dhe formës më pak aerodinamike, me gjasë rreth 400 kilometra.
Opsionet motorike parashikohet të jenë të njëjta me ato të A6 e-tron. Këto përfshijnë opsionet me një motorr dhe 2 motorra, ndoshta me 476 kuaj fuqi dhe 800 nm çift rrotullues.
Interiori dhe sistemi i brëndshëm
Audi Q6 e-tron ka të ngjarë te ndajë të njëjtin interior me atë të Q4 e-tron, por me një hapsirë më të zgjeruar dhe me disa detaje që e bëjne ketë makinë më luksoze
Prisni të shihni shumë materiale të ricikluara, si dhe timonin e katrorizuar me butona të ndjeshëm në prekje që do të gjeni në Q4 e-tron.
Gjithashtu Q6 e-tron do të ketë një dysheme plotësisht të sheshtë, e cila do të shtojë hapsirën e këmbeve për pasagjerët në sendiljet e pasme.
Parashikohet që Q6 e-tron do të ketë një ekran të shtuar mbrapa timonit gjithashtu,që të kemi hartat dhe navigacionin përpara shoferit në xham.
Cmimet dhe data e lancimit
- Audi Q6 e-tron mund të dalë në shitje deri në fund të vitit 2022, pak përpara A6 e-tron. Pritet të ketë një çmim 60,000 paund.
Burimi carbuzz.com përshtatur nga Autoplus Albania.
Discussion about this post