Autoplus Albania
  • KREU
  • Lajme
    • Lajme Nga Vendi
    • Lajme nga Bota
    • Aksidente
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime
No Result
View All Result
  • KREU
  • Lajme
    • Lajme Nga Vendi
    • Lajme nga Bota
    • Aksidente
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime
No Result
View All Result
Autoplus Albania
No Result
View All Result

Do të merrni/rinovoni patentën?! Ja çfarë do ju kërkohet nga DPSHTRR

Drejtuesit e mjeteve duhet të lexojnë patjetër njoftimin e DPSHTRR

15/11/2021
in Lajme Nga Vendi, Njoftime
0
SHARES
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Duke nisur nga muaji dhjetor, të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët do të marrin për herë të parë apo të rinovojnë patentët e tyre, duhet t’i nënshtrohen një interviste për njohuritë e tyre paraprakisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka njoftuar ditën e sotme se shoferët do të pyeten për çështje të sigurisë në rrugë si kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor.

Po ashtu, qytetarit do t’i listohen gjobat që ka marrë gjatë drejtimit të mjetit. Shoferët do të informohen për këtë procedurë të re përmes një broshure që do të publikohet “online”.

Njoftimi i Plotë nga DPSHTRR:

Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin! Nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës, ndryshimet në aktet ligjore shqiptare e direktivat europiane dhe nevoja për përditësim të drejtuesve të mjeteve rrugore, në rritje, DPSHTRR nga dhjetori 2021 (muaj me fluks të lartë aplikimesh edhe nga ardhja e shumë emigrantëve) do të nisë ofrimin e DETYRUAR të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Rregulloren e KRR (VKM153), risitë nga Automotorizimi Shqiptar, ARSH, Siguracionet, Policia Rrugore, Ndihma e Parë, bashkitë, importimi i mjeteve rrugore e detyrime/të drejta!

Një broshurë me detyrimin e njohjes dhe nënshkrimin e marrjes dijeni, falas (që do të publikohet edhe online), përgatitur nga profesionistë të fushës, një intervistë e shkurtër verifikuese dhe një apel-kujtesë për historikun e masave/gjobave të marra nga personi, do të jenë RISIA e këtij fundviti për të gjithë aplikantët që do të rinovojnë, dublikojnë apo do t’u rilëshohet lejedrejtimi pranë sporteleve të DPSHTRR!

 

autoplus

autoplus

Related Posts

Studimet zbuluan se makinat elektrike kan rreth 22% kosto me pak se makinat me djegje te brendshme

Studimet zbuluan se makinat elektrike kan rreth 22% kosto me pak se makinat me djegje te brendshme

by autoplus

Sipas të dhënave të siguruara nga Fleet Assist, vlera e mirëmbajtjes së një makine elektrike është 22% më e ulët se mirëmbajtja e...

Bashkia Durrës njofton për bllokimin e këtij aksi ditën e diele…

Bashkia Durrës njofton për bllokimin e këtij aksi ditën e diele…

by autoplus

TE NDERUAR QYTETARE, BASHKIA DURRES NE ZBATIM TE NISMES "DITA PA MAKINA" JU NJOFTON SE: DITEN E DIEL DATE 05.06.2022,...

HARTA per diten e neserme, Tirana bllokohet për finalen e UECL, këto janë rrugët që mund të ndjekin tifozët

HARTA per diten e neserme, Tirana bllokohet për finalen e UECL, këto janë rrugët që mund të ndjekin tifozët

by autoplus

Roma dhe Feyenoord luajnë të mërkurë në 25 maj në Tiranë. Finalja e Conference League merr jetë në 21:00 në...

Load More

Discussion about this post

Reklame

Reklame

  • KREU
  • Lajme
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime
Materialet dhe ankesat në lidhje me postimet , mund t'i dërgoni në Whatsapp në nr : +355676932414

© 2021 Ndërtuar nga AppAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Lajme
    • Lajme Nga Vendi
    • Lajme nga Bota
    • Aksidente
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime

© 2021 Ndërtuar nga AppAlbania