Kopjimi dhe replikimi i markave të famshme është një fenomen global. Ditët e sotëme duket se kjo metode pëdoret edhe në botën e automobilëve. Të gjithë kemi parë marka pak të njohura nga Kina që përpiqen të kopjojnë makina të ndryshme. Ky komplet prej 1,100 dollarësh nga Carbest në Kinë do ta shndërrojë Mercedes-Benz E-Class tuaj në një Mercedes-Maybach S me pamje të mirë, dhe pjesa më e mirë është se ju mund ti mashtroni njerëit të cilët kanë pakë njohuri pë ketë lloje makinash.
View this post on Instagram
Mercedes-Maybach S është një nga makinat më luksoze në qarkullim, me çmime që fillojnë nga 180,000 dollarë. Bazuar në Mercedes-Benz S-Class, ky jaht luksoz tokësor kombinon performancën e lehtë me hirin dhe përsosjen mahnitëse, dhe përfshin veçori të tilla si sendilje me masazh, një frigorifer shampanje dhe natyrisht, një motor 6.0-litër twin-turbo V12 që prodhon 621 kuaj fuqi dhe 664 lb-ft çift rrotullues. Për ata që nuk mund ta përballojnë këtë mega-makinë, thjesht duhet të blejnë një Mercedes Benz E-Class W213 2016-2018 dhe të porosisin një look Maybach nga Alibaba për një çmim shtesë. Ky komplet është ndërtuar nga plastika e qëndrueshme PP/ABS dhe përfshin zëvendësimin e parakolpit dhe mbrapakolpit, një grilë të re , copa të zbukuruara dhe të gjithë kapëset dhe fiksuesit e nevojshëm.
Arsyeja pse ky komplet funksionon aq mirë është fakti që W213 E-Class tashmë duket aq i ngjashëm me Maybach të asaj periudhe të njëjtë kohore (Klasa W222 S), nga pjesa e përparme ,e pasme dhe në profilin anësor. Pjesërisht nuk ka shumë ndryshime, por rezultati përfundimtar është mbresëlënës. Fatkeqësisht, kompleti nuk përfshin disqet e markës Maybach që i japin akoma me shumë pamje kësaj makine. Disa fotografi të këtij kompleti të marrë në Indi tregojnë sa mirë funksionon, dhe fakti që tregjet indiane dhe kineze kanë qasje në versionet më të gjatë të se E-Class i zakonshëm e bën edhe më e besueshme.
Discussion about this post