Duket se makina inteligjente vazhdon dita-ditës punën e saj duke konstatuar shkele sic janë shpejtësia, përdorimi i telefonit, mosvendosja e rripit etj.
Gjatë ditë së djeshme kjo makinë duket se ka zbarkuar në Durres ku ka pasur efikasitet.
Përgjegjësi i Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore, Luan Lami tha se në aksin rrugor “Adria”, brenda pak orësh kjo pajisje ka regjistruar mbi 200 shkelje, ku 60% të tyre janë për pezullim të lejes së drejtimit.
“Shkelja primare që konstaton makina është shpejtësi mbi normat e lejuara. Operatori që është te zyra e policië rrugore shef shkeljen dhe bën pamjen vizuale të fotografisë dhe në qoftë se është me rrip, pa rrip apo duke përdorur telefonin. Plotësohet procesverbali për shkeljen e konstatuar. Për këtë segmet të rrugës ku kemi vendosur makinën është 40 km/h kurse ne kemi konstatuar mbi 200 raste ku 60% e tyre janë për pezullim të lejes së drejtimit.”,- tha Lami.
Kujtojmë se gjoba u dërgohet shoferëve që kanë shkelur rregullat brenda 30 ditëve përmes Postës Shqiptare.
Discussion about this post