Autoplus Albania
  • KREU
  • Lajme
    • Lajme Nga Vendi
    • Lajme nga Bota
    • Aksidente
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime
No Result
View All Result
  • KREU
  • Lajme
    • Lajme Nga Vendi
    • Lajme nga Bota
    • Aksidente
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime
No Result
View All Result
Autoplus Albania
No Result
View All Result

Vazhdon kërrdia me “Makinën Inteligjente”

523 shkelje për shpejtësi jasht normave të lejuara vetëm 24 orët e fundit

20/10/2021
in Lajme Nga Vendi
0
SHARES
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Makinën Inteligjente” e prezantuar para pak kohësh nga Policia e Shtetit duket se po vazhdon punen e saj me numër të madh shkeljesh të konstatuara dhe po ashtu duket se akoma nuk vihet re një ndërgjegjsim i qytetarëve me pajisjet e reja që shërbejne për konjstatimin e shkeljeve.Më poshtë do të shohim të gjithë raport shërbimet e Policisë së Shtetit gjatë 24 orëve të fundit:

Policia e Shtetit
Vijon monitorimi i qarkullimit në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë dhe Tiranë – Elbasan – Tiranë, me makinën inteligjente.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës vijojnë me makinën inteligjente dhe me radarët TrueCam duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.
Kontrollet me radarë, dronë, kamera e makina të paloguara vijojnë dhe në akset nacionale e qendrat e banura në të gjithë vendin.
Gjatë 24 orëve të fundit në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë – Elbasan -Tiranë, me intervale kohore të shkurtra në shumë pika dhe njolla të zeza ku kanë ndodhur më parë aksidente rrugore, makina inteligjente ka konstatuar 523 shkelje për shpejtësi.
Gjatë monitorimit në rrugët e brendshme të kryeqytetit, janë evidentuar 48 raste me shpejtësi nga 75 deri në 96 km/h, ku drejtuesit e mjeteve krahas masës administrative, do penalizohen edhe me pezullimit të lejes së drejtimit.
Gjithashtu po gjatë verifikimit rezultoi se krahas shpejtësisë, një numër i madh i drejtuesve të mjeteve kishin bërë dhe një shkelje të dytë, konkretisht:
206 ishin edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 74 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 68 për parakalime të gabuara.
Ndërkohë si rezultat i kontrolleve intensive në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë vendosur 1089 masa administrative për shkelje që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Nga monitorimi me radarë dhe alkooltestues janë pezullur edhe 43 leje dretimi për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

 

autoplus

autoplus

Related Posts

Studimet zbuluan se makinat elektrike kan rreth 22% kosto me pak se makinat me djegje te brendshme

Studimet zbuluan se makinat elektrike kan rreth 22% kosto me pak se makinat me djegje te brendshme

by autoplus

Sipas të dhënave të siguruara nga Fleet Assist, vlera e mirëmbajtjes së një makine elektrike është 22% më e ulët se mirëmbajtja e...

Bashkia Durrës njofton për bllokimin e këtij aksi ditën e diele…

Bashkia Durrës njofton për bllokimin e këtij aksi ditën e diele…

by autoplus

TE NDERUAR QYTETARE, BASHKIA DURRES NE ZBATIM TE NISMES "DITA PA MAKINA" JU NJOFTON SE: DITEN E DIEL DATE 05.06.2022,...

HARTA per diten e neserme, Tirana bllokohet për finalen e UECL, këto janë rrugët që mund të ndjekin tifozët

HARTA per diten e neserme, Tirana bllokohet për finalen e UECL, këto janë rrugët që mund të ndjekin tifozët

by autoplus

Roma dhe Feyenoord luajnë të mërkurë në 25 maj në Tiranë. Finalja e Conference League merr jetë në 21:00 në...

Load More

Discussion about this post

Reklame

Reklame

  • KREU
  • Lajme
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime
Materialet dhe ankesat në lidhje me postimet , mund t'i dërgoni në Whatsapp në nr : +355676932414

© 2021 Ndërtuar nga AppAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Lajme
    • Lajme Nga Vendi
    • Lajme nga Bota
    • Aksidente
  • Krahasime
  • Video
  • Review
  • Modifikime
  • Kontakt
  • Njoftime

© 2021 Ndërtuar nga AppAlbania